Zelensky publikon pamjet e rënda të varresave masive në Izyum

Zelensky publikon pamjet e rënda të varresave masive në Izyum

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy, në llogarinë e tij në Facebook ka publikuar pamje të varresave masive që u zbuluan sot në qytetin e Izyumit, shkruan Periskopi.

Sot gjatë ditës, mediat perëndimore raportuan se autoritetet ukrainase kanë zbuluar një varr masiv në qytetin ukrainas pas largimit të okupatorëve rusë, ku dyshohet se janë vrarë dhe janë maltretuar mbi 400 civilë ukrainas.

“E gjithë bota duhet t’i shohë këto pamje, një botë në të cilën nuk duhet të ketë vend për mizori, por e gjitha kjo është këtu dhe mbanë emrin e Rusisë. Më shumë se 400 trupa u gjetën me shenja të torturave, në mesin e tyre fëmijë që janë varë nga sulmet me raketa”, shkruajti Zelensky në Facebook. /Periskopi/

Shpërndaje në: