Zemaj: 47 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Zemaj: 47 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se nga 525 testimet e kryera gjatë 24 orëve të fundit, 47 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ai ka thënë se masat anti-COVID që janë marrë dhe konsultat me ekpertë të fushës dhe Bordit këshilldhënës “po vazhdojnë të japin rezultate”.

Ai ka bërë thirrje për kujdes të shtuar dhe të koordinuar.

“Tashmë kur edhe shtetet evropiane, kanë filluar ta largojnë Kosovën nga lista e zezë sa i përket prezencës së Covid-it, ne kemi motiv shtesë për të qenë bashkë për ta fituar betejën”, ka shkruar ai një Facebook.

Shpërndaje në: