Zemaj-Kurtit: Kryeministër, përvjeli mëngët e jo mindlin, pandemia nuk është lojë

Zemaj-Kurtit: Kryeministër, përvjeli mëngët e jo mindlin, pandemia nuk është lojë

Ish-ministri i Shëndetësisë, njeherësh deputet nga radhët e LDK’së, Armend Zemaj i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që të “përvjeli mëngët” për të menaxhuar gjendjen me pandeminë COVID-19.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ai i ka thënë Kurtit që pandemia nuk është lojë dhe se duhet të punoj në menaxhimin e saj.

“Kryeminister , aman përvjeli mëngët, e jo “mindilin”, se nuk bën, nuk funksionon, besom. Me “mindilin” tënd mundesh veç të qash me lot, se me menaxhu pandeminë e ke të kotë. Nuk menaxhohet pandemia me retorikë boshe. Mos të harroj që ta kujtoj se as 10% të qytetarëve nuk i ke të vaksinuar”, ka thënë ai.

Shkrimi i tij i plotë:

Kryeministër, pandemia nuk është lojë. Virusi ishte dhe është në mesin tonë, ndaj tento të punosh. Veç një herë në jetën tënde vendos dhe tento të punosh. Tento, mos u frikëso. Deklaratat pa punë janë veç fjalë të thata e të pamatura si dhe kanë kosto për qytetarët. Sipas Kurtit, virusi vetvetiu do të duhej të hiqej pas 14 shkurtit, por ja që nuk ndodhi. Ai kishte deklaruar e ishte lavdëruar se pandeminë e mundi, mirëpo dje, nga 9 raste i kemi 221 raste të reja me Covid 19, përkthyer ndryshe është një rritje prej afërsisht 2,500%.

Kryeministër , aman përvjeli mëngët, e jo “mindilin”, se nuk bën, nuk funksionon, besom. Me “mindilin” tënd mundesh veç të qash me lot, se me menaxhu pandeminë e ke të kotë. Nuk menaxhohet pandemia me retorikë boshe. Mos të harroj që ta kujtoj se as 10% të qytetarëve nuk i ke të vaksinuar!

Shtatori po vjen!

 

Shpërndaje në: