Zemaj: Mbi 1 mijë profesionistë shëndetësorë nuk kanë marrë pagat që dy muaj, injorohen nga Qeveria

Periskopi.com Lajme

Ish minsitri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka thënë se mbi 1.000 profesionistë shëndetësorë dhe staf mbështetës, të angazhuar nga Ministria e Shëndetësisë, ende nuk kanë marrë pagat e muajve mars dhe prill edhe pse jemi në mes të muajit maj.

Sipas tij edhe përkundër faktit që gjithsecili punon me përkushtim dhe zell dhe pa asnjë benefit dhe ditë pushimi, vazhdojnë të injorohen nga shteti që nënkupton Qeveria dhe MSH.

Reagimi i plotë:

Mbi 1.000 profesionistë shëndetësorë dhe staf mbështetës, të angazhuar nga Ministria e Shëndetësisë, ende nuk kanë marrë pagat e muajve Mars dhe Prill edhe pse jemi në mes të muajit Maj.
Edhe përkundër faktit që gjithsecili punon me përkushtim dhe zell dhe pa asnjë benefit dhe ditë pushimi, vazhdojnë të injorohen nga shteti që nënkupton Qeveria dhe MSH.
Pavarësisht përpjekjeve të tyre për të mësuar arsyen e mospagesës nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, ende nuk kanë asnjë përgjigje zyrtare.
Për të diskutuar për këtë çështje, sot, si anëtar i Komisionit për Shëndetësi, kam takuar disa nga përfaqësuesit e stafit të angazhuar si në ShSKUK po ashtu edhe në vaksinim.
“Heronjtë e ditëve tona”, kanë nevojë për pagë, mirëqenie dhe respekt, fundja, është detyrim ligjor që të jepet paga për punën e kryer!