Zemaj ngushëllon familjen e personit që vdiq nga koronavirusi dhe ka një mesazh për qytetarët

Zemaj ngushëllon familjen e personit që vdiq nga koronavirusi dhe ka një mesazh për qytetarët

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, njofton ka ngushëlluar familjen nga Vushtrria, pas vdekjes së të afërmit të tyre nga koronavirusi.

Zemaj shkruan:

Të nderuar qytetarë, siç jeni njoftuar përmes njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, sot ka ndërruar jetë një qytetar me inicialet Sh.G. i lindur më 1949 me vendbanim në Vushtrri.

I ndjeri ishte prekur nga Covid 19 dhe i njejti vuante edhe nga sëmundje përcjellëse.

Sot isha në vizitë në komunën e Vushtrrisë, një nga komunat më të prekura nga virusi Covid 19 për momentin. Organet komunale atje dhe HERONJËT tonë mantil-bardhë, janë duke e bërë një punë të jashtëzakonshme për të parandaluar përhapjen e virusit.

Ngushllimet më të sinqerta për familjen për humbjen e më të dashurit të tyre.

Ju lutem, të jemi më të kujdesshëm, kujdesi jonë personal është kujdes kolektiv.

Bashkë do ia dalim!

Shpërndaje në: