Zemaj: Për dy muaj, 108 profesionistë shëndetësorë lanë Kosovën

Zemaj: Për dy muaj, 108 profesionistë shëndetësorë lanë Kosovën

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka reaguar në lidhje me rritjen e numrit të rasteve të vdekjeve dhe atyre pozitive me COVID-19 në vend.

Ai tha se në më pak se 4 javë janë mbi 30 mijë raste me COVID-199 dhe në këto ditë kanë vdekur 33 qytetarë si pasojë e virusit korona.

Sipas tij, ky rezultat është në vazhdën e siç e quajti ai, dështimeve të paaftësisë qeverisëse, teksa tha se për dy muaj 108 profesionistë shëndetësorë kanë lënë vendin, ndër ta edhe 36 specializantë.

“Është kjo Qeveri që javë më parë nuk ua vazhdoi kontratat mbi 1,200 pjesëtarëve të stafit mbështetës në luftën kundër pandemisë”.

Shpërndaje në: