Zemaj: Përmes Asociacionit Vuçiqi do ta kërkoj federalizmin e Kosovës – Kurti ra në agjendën e tij

Zemaj: Përmes Asociacionit Vuçiqi do ta kërkoj federalizmin e Kosovës – Kurti ra në agjendën e tij

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka pruar draftstatutin e Asociacionit nga emisari  i BE-s, Emisar Lajçak ka pohuar deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, i cili ka kritikuar Kurtin se “ka rrëshqitur në agjendën e Vuçiqit”.

Sipas tij, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, përmes Asociacionit bazuar në këtë draftstatut mund të kërkojë “federalizmin e Kosovës”.

Ajo çka është gjenerale është kritikat që i kemi përcjellë, që i kemi pasur dhe sugjerimet që ne i kemi thënë zotit Kurti që je duke rrëshqitur në një agjende e cila nuk i ndihmon Kosovës, nuk i ndihmon fuqizimit të shtetit. Dhe je duke rrëshqitur në agjendën e Aleksandër Vuçiq, kur në një të ardhme të afërt ose të largët ka më kërku federalizim të Kosovës përmes Asociacionit”,. Ka thënë Zemaj.

Zemaj ka theksuar se ky draftstatut është i dëmshëm për Kosovën, për qytetarët e vendit dhe për raportet ndëretnike.

“Mund të jetë draft më i mirë se si e lexon. Dhe mënyrën se si ka ardh seri te ky draft. Mund të jetë i mirë për të  fatkeqësisht, po është i dëmshëm për Kosovës dhe qytetarët tanë. Por duhet të jetë i dëmshëm edhe për raportet ndëretnike”, ka theksuar Zemaj.

Shpërndaje në: