Zemaj: Qeveria – MSH ka hequr dorë nga menaxhimi i pandemisë

Periskopi.com Lajme

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se Qeveria e Kosovës ka hequr dorë nga menaxhimi i pandemisë Covid-19.

Ai deklaroi se tash e tre muaj nuk është diskutuar për menaxhimin e pandemisë.

Zemaj theksoi se ky virus mund të luftohet vetëm me veprime konkrete.

“Qeveria – MSh , me mosveprimet e saj ka hequr dorë në menaxhimin e pandemisë. Ka tre muaj që nuk është diskutuar për menaxhimin e pandemisë.  Ky virus nuk mund të luftohet vetëm me propagandë por me veprime konkrete. Andaj në mungesë të veprimit të kësaj Qeverie, qytetarët duhet ta shtojnë kujdesin për vete dhe familjet e tyre.  Shtimi enorm i rasteve të të infektuarve, nuk duhet të shërbej  për të larguar vëmendjen nga paaftësia në resorët tjerë!”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.