Zemaj thirrje Qeverisë Kurti: Ndaleni gjuetin ndaj sektorit të shëndetësisë, po i largon punonjësit nga Kosova

Zemaj thirrje Qeverisë Kurti: Ndaleni gjuetin ndaj sektorit të shëndetësisë, po i largon punonjësit nga Kosova

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, e ka kritikuar qeverinë për mos plotësim të kushteve të punës për punëtorët shëndetësorë.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se ekzekutivi është duke përdorur gjueti ndaj sektorit të shëndetësisë.

“Edhe pse emrin ta thonë qeveri, e me të drejtë mbiemrin paaftësi, së paku ndaj punonjësve shëndetësor ndale këtë gjueti. Gjuetia qeveritare kundër punonjësve shëndetësor po vazhdon; kjo gjueti padyshim që edhe shëndetin e qytetarëve e dëmton”.

“Kjo qeveri, mbi 1,200 punonjës shëndetësor po i privon nga e drejta për të ofruar shërbimin e nevojshëm ndaj qytetarëve. Gjuetia qeveritare po i denigron e i largon punonjësit shëndetësor nga puna, e rrjedhimisht nga vendi”.

“Kosova ka nevojë për shërbimet e heronjve të kohës – mjekëve dhe punonjësve shëndetësor. Qytetarët tanë kanë nevojë për shëndet të mirë. Andaj, qeveri, ndale këtë gjueti!”, ka thënë Zemaj.

Shpërndaje në: