Zemaj – VV’së: E pashë një guxim demokratik te ju – Liderin shpirtëror ia keni nisë me e thirrë Albin

Zemaj – VV’së: E pashë një guxim demokratik te ju – Liderin shpirtëror ia keni nisë me e thirrë Albin

Deputeti i LDK’së, Armend Zemaj ka ironizuar me deputetët e Vetëvendosjes pasi sipas tij, tash po e thirrin Kurtin në emër, pra Albin, transmeton Periskopi.

Ai ka edhe një thirrje tjetër për ta.

‘’Ndihmoni kryeministrin tuaj. Mos e qitni në mal krejt, mirë e ki e ti je ma i miri. Ma i i meçmi, i forti. Skanë çka të bëjnë. Unë e pashë një guxim ditëve të fundit. Guxim demokratik. Liderin ia keni nisë me e thirrë Albin. Është kapërcim i madh, demokraci e zhvilluar në këtë vend, sepse liderin shpirtëror po e thirrni Albin.’’, tha Zema në Kuvend./PERISKOPI/

Shpërndaje në: