Zemërim: Mbretëresha Elizabeta II kapet duke përgojuar liderët botërorë me nusen e saj

Zemërim: Mbretëresha Elizabeta II kapet duke përgojuar liderët botërorë me nusen e saj

Mbretëresha Elizabeta II është dëgjuar duke shprehur zemërimin e saj ndaj liderëve botërorë për dështimin në konferencën e klimës Cop26.

Në një bisedë me nusen e saj, Dukeshën e Kornwallit, ajo tha që “ishte e irrituar” nga njerëzit që flasin por “nuk bëjnë asgjë”, raporton Independent, përkthen Periskopi.

Komentet e 95 vjeçares u zunë në një transmetim live të një ngjarjeje.

Ajo do të marrë pjesë në Cop26 bashkë me Princin e Uellsit dhe Dukën e Kembrixhit.

“E jashtëzakonshme, a s’është a? Kam dëgjuar shumë për Copin, e megjithatë s’e di se kush do të vijë. S’kam ide.”

“Ne dimë vetëm për ata që s’do të vijnë. Është shumë irrituese kur flasin, por nuk veprojnë,” shtoi më tej Mbretëresha.

Znj. Jones që ishte pjesëmarrëse tha: “Saktë. Është koha për veprime – dhe pashë nipin tënd [Princin William] në televizor këtë mëngjes duke thënë që s’ka asnjë kuptim të shkojmë në hapësirë, duhet me shpëtu Tokën.”

Mbretëresha buzëqeshi, para se të thoshte “Po, lexova për të.”

Shpërndaje në: