Zemra e dobët e Europës

Zemra e dobët e Europës

Në Europë fliten shumë gjuhë, por asnjë prej tyre nuk është gjuha e fuqisë globale. Më tepër sesa fat i keq, kjo është një mospërfillje historike, sa për të parafrazuar Osca Wilde.

Shkruan: George Pagoulatos – Universiteti i Athinës

Komisioni i ri Europian nën drejtimin e presidentes Ursula von der Leyen ka ngritur stekën e ambicies globale, duke u vetëidentifikuar si “gjeopolitik”.
Komisioni i mëparshëm, nën drejtimin e Jean Claude Juncker e marketoi veten si “politik” duke nënkuptuar një menaxhim më të zgjuar të krizave të BE- veçanërisht të krizës greke. Komisioni “politik” i Junckerit ishte i sukssesshëm në faktin se më e keqja u mënjanua. A do të jetë edhe ky komision po kaq i suksesshëm?

Nisja ishte larg nga idealja. Që nga dita një, Europa duhet të merrej me pasojat e nismave të njëanshme të presidentit amerikan, Donald Trump: braktisja e kurdëve dhe invazioni turk i Sirisë; kriza libiane ku Turqia po dërgon po ashtu trupa dhe patjetër edhe vrasja arrogante e gjeneralit Qasem Soleimani nga një dron amerikan, që e bëri hi edhe atë pak gjë që kishte mbetur nga marrëveshja për programin bërthamor iranian – një nga arritjet më të rëndësishme të përbashkëta të BE-së dhe administratës Obama.

Tani Irani po ecën më shpejt drejt kompletimit të programit të tij bërthamor dhe Lindja e Mesme po rrëshqet drejt një cikli të ri përshkallëzimi. Ndaj të gjitha këtyre reagimi europian, nëse pati ndonjë, ishte i nënshtruar. Në mungesë të vendimmarrjes së përbashkët, BE-ja është zëvendësuar nga formcacione treshe – E3(Britania, Franca, Gjermania) duke u përpjekur të shpëtojnë një farë dukje nga politika e përbashkët europiane.

Ky është një turp, sepse Europa mbetet një forcë e së mirës në planet. Në çështjet kyçe, si trajtimi i ndryshimit të klimës, BE-ja është lider botëror. Marrëveshja e Gjelbër Europiane është programi më ambicioz i formuluar për këtë qëllim, përfshin një rreze të gjerë politikash, mobilizion tregjet dhe i përgjigjet shqetësimeve të qytetarëve europianë.
Është një plan për të cilin Europa duhet të jetë krenare. Por në shumë mënyra, siç ndodh shpesh, ambiciet fisnike të Brukselit burojnë dhe bazohen në kryeqytete të tjera europiane.

Faktori kryesor i paralizës është marrëdhënia tanimë jofunksionale mes Parisit dhe Berlinit. Bashkëpunimi i ngushtë franko-gjerman ka qenë përherë zemra e integrimit europian. Asnjë hap nuk ka qenë i mundur pa bashkëpunimin e të dyja vendeve.

Presidenti Emmanuel Macron, i vetmi lider me një vizion europian, nuk ka me kë të flasë. Berlini e akuzon atë për sjellje erratike në kërkim të vëmendjes, por përgjegjësia në fakt qëndron kryesisht në Berlin. Macron vazhdoi me reformat në Francë, por Gjermania e la pezull në Eurozonë. “Buxheti” i Eurozonës u tha sa për emër. Integrimi bankar dhe skemat e përbashkëta të sihurimit të depozitave po përparojnë me një ritëm akullnajor. Adoptimi i “aseteve të sigurisë” të përbashkëta është në ngrirje të thellë.

Pa një integrim të mëtejshëm në euro, Europa nuk do të jetë e aftë të konvertojë peshën tregëtare në ndikim politik dhe monedhën e saj të unifikuar në simbol të forcës së vet. Do të mbetet e pambrojtur  përkundrejt fuqive globale që zgjedhin të përdorin ai armë superioritetin e tyre financiar dhe monedhën e vet globale.

Në rrënjë të problemit qëndron dobësis e qeverisë gjermane.
Së pari sepse pas një periudhe të gjatë rritjeje, ekonomia e saj po ngadalësohet.
Së dyti, sepse kancelarja dikur dominuese, Angella Merkel është në fund të karrierës dhe siç ndodh në këto raste ajo ka statusin e atij që duhet zëvendësuar.
Së treti, sepse dobësia e partnerit më të vogël që qëndron në koalicion nga frika e një tërheqjeje do të çojë në një performancë edhe më të keqe në zgjedhje.
Edhe më thellë akoma, dobësia gjermane është e rrënjosur në modelin gjerman të konkurencës. Një rritje  ekonomike e udhëhequr nga dinamizmi i eksporteve të veta, e ekspozon Gjermaninë ndaj presioneve të jashtme dhe luhatjeve në tregëtinë globale. Surplusini saj i jashtëzakonshëm tregëtar, simbol i dinamizmit gjerman, është paradoksalisht burimi i dobësisë. Dhe i Europës po ashtu.

Eksportet gjermane dhe fabrikat e makinave në Kinë e bëjnë Gjermaninë të ndjeshme ndaj presionit kinez për 5G. Pekini ka kërcënuar se nëse Berlini e cilëson 5G si kërcënim sigurie, atëherë Kina do të hakmerret duke i konsideruar makinat gjermane të rrezikshme. Eksportet masive gjermane në ShBA e bëjnë të dobët Berlinin ndaj shantazhit të Trump, për sa kohë që është Gjermani ajo që humbet më shumë nga një luftë tregëtare. Dhe vëllimi i eksporteve dhe imvestimeve në Turqi, e bëjnë Gjermaninë të hezitojë për të vendosur sanksione më të rrepta për Ankaranë, edhe kur këto janë të nevojshme për të neutralizuar militarizmin turk në rajon. Ndodh që fuqia ekonomike të ushqejë ezaurimin politik.

Shpërndaje në: