Zemra mal për të: Mesut Ozil shënon golin e parë në Evropë, pas tri viteve

Zemra mal për të: Mesut Ozil shënon golin e parë në Evropë, pas tri viteve

Skuadra turke, Fenerbahce e nisi me barazim kampanjën e Ligës së Evropës për edicionin e ri, duke u mbyllur rezultati 1-1 me Frankfurtin.

Sfidën e hapi Mesut Ozil, i cili realizoi në minutën e dhjetë të ndeshjes, gjersa rezultati u barazua në minutën e 41-të nga Sam Lammers, gol i cili rezultoi të ishte i fundit i këtij takimi.

Për Mesut Ozil mund të jetë një ndeshje e veçantë pasi ai u rikthye tek goli evropian për herë të parë në tre vite.

Sipas ‘WhoScored’, Ozil realizoi për herë të parë në një kompeticion evropian që nga shtatori 2018, kur kishte realizuar për Arsenalin.

Shpërndaje në: