Zëvendës Kryeministri i Shqipërisë lavdëron FFK-në, kritikon rëndë FSHF-në

Zëvendës Kryeministri i Shqipërisë lavdëron FFK-në, kritikon rëndë FSHF-në

Zëvendës Kryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, ka kritikuar rëndë Federatën e Futbollit të Shqipërisë, duke reaguar ashpër ndaj tyre.

Ai ndër të tjera ka shtuar se më mirë menaxhon Kosova pasi ajo edhe ka sponzorizues, shkruan Periskopi.

“Kjo Federata e Shqipërisë, ndërton zyre dhe nuk iu del në krah lojtarëve dhe klubeve, duheti t’i kthhet shtëpisë së vet dhe jo ta shajë qeverinë. Kur qeveria dëshironte

Të rregullonte futbollin, ky president njoftoi UEFA-n se po ndërhynë politika, kurse tani kërkon para nga qeveria. A nuk është ndërhyrje tani?”, tha Braçe.

“Kjo federatë nuk ka sponzor imagjinojeni s’ka sponsor të ligës, Kosova ka sponzor dhe menaxhon më mirë se këta tonët”, shtoi në fund Braçe. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: