Zëvendësi i Albulena Haxhiut: Në Ministri po punojmë me shpejtësi si vaji n’tepsi

Zëvendësi i Albulena Haxhiut: Në Ministri po punojmë me shpejtësi si vaji n’tepsi

Zëvendësministri i drejtësisë, zoti Blerim Sallahu, është bërë viral me disa prej deklaratave bërë mbrëmë në televizionin kosovar ATV.

Një që u transmetua mbrëmë në shumë medium, përfshirë edhe Periskopin, ishte ajo se ‘më parë vjen vdekja sesa që bie Qeveria’ ndërkaq një ku ai përpiqet të elaborojë punën e shpejtë në Ministrinë e Drejtësisë, është poashtu interesante.

Lexoni dhe dëgjoni më poshtë shprehjen e z.Sallahu:

“Niveli i shpejtësisë së punës së Ministrisë së Drejtësisë dhe cilësisë, mund të krahasohet me nivelin e shpejtësisë së shpërndarjes së vajit në tepsi”.


Z.Sallahu, për aq sa e dëgjuam këtë sekuencë që gjendet e shkëputur dhe e ritransmetuar në rrjete sociale, nuk elaboron tutje këtë punën e vajit në tepsi dhe ne nuk garantojmë të dashur lexues, se a e kishte fjalën për tepsinë që duhet të lyhet jo edhe me aq shpejtësi e lehtësi, apo pasi gjërat në tepsi fillojnë të pjeken (dhe këtu z.Sallahu mund të ketë të drejtë).

 

 

Shpërndaje në: