Zëvendësja e Bërnabiqit pyet: Edhe sa dëme do të kemi derisa Kosova t’i kthehet dialogut

Zëvendësja e Bërnabiqit pyet: Edhe sa dëme do të kemi derisa Kosova t’i kthehet dialogut

Zëvendëskryeministrja serbe,  Zorana Mihajlloviq ka vlerësuar se “këmbëngulja me të cilën Prishtina mbron vendosjen me vetëiniciativë të  taksës prej 100 ndaj  prodhimeve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, shkakton një dëm të madh për vendosjen e stabilitetit më të madh dhe më të shpejtë të zhvillimit ekonomik të të gjithë rajonit.

“Një e ardhme më e mirë për qytetarët mund të krijohet vetëm nëse te të gjitha ekziston çiltërsia për  bashkëpunim, dialog, tregti dhe investime në tërë rajonin. Taksa që ka vendosur Prishtina është pengesë për të gjitha këto dhe njëkohësisht pengesë për një të ardhme më të mirë për qytetarët në të gjithë rajonin”, tha ajo, transmeton Klan Kosova.

Sipas saj, e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo situatë është heqja e taksës dhe kthimi në dialog, gjë që nga Prishtina e kërkon jo vetëm nga Beogradi, por edhe e gjithë bashkësia ndërkombëtare.

“Është vetëm pyetja se sa dëme do të bëhen para se Prishtina të braktisë aventurën dhe të kthehet në respektimin e marrëveshjeve të nënshkruara dhe dialogut”, shtoi Mihajloviq, transmeton Klan Kosova.

 

Shpërndaje në: