Zëvendësministri i Punëve të Brendshme në Maqedoni s’mund të përmbahet kur flet për aksidentin tragjik

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme në Maqedoni s’mund të përmbahet kur flet për aksidentin tragjik

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Nazim Bushi, në një intervistë për T7 ka dhënë informacione për aksidentin tragjik në Bullgari.

Derisa ka folur për viktimat e këtij aksidenti, ai gjatë intervistës është ndalur pasi nuk ka mundur të përmbahej.

“Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta ndaj të gjithë familjarëve të cilët sot humbën më të dashurit e tyre, ndërsa të lënduarve iu uroj shërim sa më të shpejtë dhe të kthehen në shtëpi. Sot më datë 23.11.2021, shtetasit tonë duke u kthyer nga Republika e Turqisë me një autobus të “Besa Trans”, në Republikën e Bullgarisë në autostradën afër qytetit të Pernikut, në perëndim të Bullgarisë, ku autobusi me 52 pasagjerë pëson aksident dhe përfshihet nga flakët… dhe informatat e para të marra nga Ministria e Brendshme e Bullgarisë rasti ka ndodhur në ora 2 të mëngjesit ku 45 persona përfundojnë tragjikisht, përfshirë këtu edhe 12 fëmijë, 7 persona arrijnë të dalin nga dritaret dhe t’i shpëtojnë tragjedisë”, ka thënë ai.

Bushi është shprehur se si ministri kanë dërguar ekspertët e tyre për ekzaminim.

Ai është shprehur se ende nuk kanë arritur ta bëjnë identifikimin e viktimave, pasi që siç ka thënë, kufomat janë të djegura.

“Në vendngjarje ndodhen edhe kryeprokurori dhe shefja e repartit për krim të organizuar. Ne kemi një listë zyrtare nga ana e Ministrisë së Brendshme të Bullgarisë të pasagjerëve, mirëpo identifikimin e tyre ende nuk kemi mundur ta bëjmë për shkak që kufomat janë të djegura, dhe presim që sot nesër të merren të gjitha aktivitetet dhe të identifikohen viktimat”, ka shtuar ai.

Shpërndaje në: