Zëvendësuesi i McDonald’s në Rusi po shërben hamburgerë të mykur

Brendi i ri i restoranteve McDonald’s në Rusi është zënë duke shërbyer hamburgerë të mykur ndaj konsumatorëve pasi që gjiganti i ushqimit u largua nga vendi pas pushtimit të Ukrainës, shkruan Daily Mail, përcjell Periskopi.
Korporata McDonald’s u largua e tëra nga Rusia më herët gjatë këtij viti, duke shitur një të licensuari të gjithë restorantet që i zotëronte. Nën emrin e ri Vkusno&Tochka, 50 restorante u hapën në dhe rreth Moskës në qershor.
Por konsumatorët janë ankuar për myk në hamburgerët e tyre, sipas Ksenia Sobchak, një figurë e famshme opozitare në Rusi.
Krahas kësaj, aty janë gjetur edhe “këmbë të insekteve”.
McDonald’s ishte restoranti i parë amerikan i ushqimit të shpejtë që ishte hapur në Bashkimin Sovjetik.
Vendimi i McDonald’s për tu larguar erdhi teksa gjigantët e tjerë amerikanë, përfshirë Coca-Cola, Pepsi dhe Starbucks pezulluan ose mbyllën veprimtaritë e tyre në Rusi përballë sanksioneve perëndimore. /Periskopi/