Zgjate Zot: Bayerni shkatërrohet 5-0 nga Gladbachu dhe të gjithë jemi më të lumtur tash

Zgjate Zot: Bayerni shkatërrohet 5-0 nga Gladbachu dhe të gjithë jemi më të lumtur tash

Bayerni Munichu absolutisht është shkatërruar duke u mposhtur me rezultat 5-0 nga Borussia Monchengladbach, në kuadër të Kupës së Gjermanisë.

Dorën në zemër, është një kënaqësi paksa ‘perverse’  ta shohim Bayernin të poshtëruar kështu, pasi gjithmonë është në anën e triumfuesit në këto rezultate, shkruan Periskopi.

Andaj, e kishim si fiksim t’i shihnim ndonjëherë bavarezët duke e pësuar kështu nga dikush. Ndoshta nuk është moralisht shumë e drejtë të thuhet por u desh ta bënim për hir të sinqeritetit brutal, pasi respektojmë deri në atë pikë lexuesit tanë.

Golat për Gladbachun i shënuan Kone 2′, Bensebaini 15′, 21′, Embolo 51′, 57′.

Kështu, Bayerni eleminohet nga Kupa e Gjermanisë dhe me një rezultat që na përmbushë të gjithëve në zyrën e Periskopit. /Periskopi.com

Shpërndaje në: