Zgjatet takimi Kurti-Vuçiq deri rreth orës 13:30, lajmërojnë nga Brukseli

Zgjatet takimi Kurti-Vuçiq deri rreth orës 13:30, lajmërojnë nga Brukseli

Takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe emisarit Miroslav Lajçak, është zgjatur edhe për një orë.

Kështu ka bërë me dije asistenti për informim për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Luca Dilda.

“Takimi i nivelit të lartë është ende në vazhdim, ndaj deklarata për media do të shtyhet rreth orës 13:30. Informacione të tjera do të jepen më vonë”, thuhet në njoftim.

Takimi ka nisur nga ora 10:30, derisa paraprakisht Borrell ka takuar ndaras edhe Kurtin edhe Vuçiqin.

Shpërndaje në: