“Zgjedhja e drejtorit të Byros për Konfiskimin e Pasurisë nga Kuvendi e cenon pavarësinë e tij”

“Zgjedhja e drejtorit të Byros për Konfiskimin e Pasurisë nga Kuvendi e cenon pavarësinë e tij”

Avokati Anton Nrecaj foli për funksionalizimin e Byros Shtetërore për Konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, për dilemat rreth themelimit të saj si dhe për vërejtjet që ka dhënë Komisioni i Venecias.

Nrecaj thotë se një prej vërejtjeve që jep Komisioni i Venecias ka të bëj me atë që drejtori i Byros Shtetërore  zgjidhet nga Kuvendi i Kosovës, e që sipas tij, kjo e cenon pjesën e pavarësisë sepse zgjidhet nga një organ i cili është politik.

“Fillimisht edhe një prej vërejtjeve që jep komisioni i Venecias thotë që drejtori zgjidhet nga Kuvendi i Kosovës, që do të thotë se ne prapë se prapë nuk e kemi atë pjesën e pavarësisë sepse zgjidhet nga një organ i cili është politik”, tha ai për Tëvë1.

Tutje avokati Nrecaj deklaroi se ka edhe raste të institucioneve të tjera që zgjedhën nga Kuvendi i Kosovës dhe thekson se kjo nuk garanton atë pjesën që partia në pushtet e ka shumicën e votave edhe e zgjedh një person i cili mund t’i shkoj për shtati.

“Njëjtë sikurse e kemi edhe rastin e institucioneve tjera të cilat zgjedhën nga Kuvendi i Kosovës, por kjo nuk e garanton atë pjesën që partia në pushtet e ka shumicën e votave edhe e zgjedhë një person i cii mund t’i shkoj për shtati vetëm partisë politike ose qeverië e cila është në pushtet” tha Nrecaj/

Nrecaj tha se themelim i Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë së pajustifikueshme është më shumë për konsum politik pasi që thotë se ky ka qenë një premtim elektoral i kryeministrit Kurti.

“Kjo është më shumë për konsum politik, për shkak se ka qenë një premtim elektoral i qeverisë Kurti, mirëpo në realitet në sistemin e drejtësisë jo vetëm që pritet të ndryshojë diçka ose ta përmirësojë gjendjen në terren”, tha ai.

Shpërndaje në: