Zgjedhje të Serbisë në prill në Kosovë? Hovenier tregon qëndrimin e Amerikës

Zgjedhje të Serbisë në prill në Kosovë? Hovenier tregon qëndrimin e Amerikës

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier në një intervistë të parë televizive pas marrjes së mandatit është pyetur edhe për zgjedhje presidenciale që po planifikohet të mbahen në prill në Serbi dhe ato të shtrihen edhe në veri të Kosovës, transmeton Periskopi.

Hovenier pra është pyetur se cili është qëndrimi i SHBA karshi paralajmërimeve të zyrtarëve serbë që zgjedhjet do i mbajnë edhe në Kosovë.

‘’Do të punojmë me qeverinë e Kosovës që të gjejmë zgjidhje përbashkët por që gjithashtu mundëson individët që të votojnë nëse e kanë atë të drejtë.’’, ka thënë ai në RTK./PERISKOPI/

 

 

Shpërndaje në: