Zgjedhjet e lanë thjesht si burrë të Albulena Haxhiut, eskalon Alban Krasniqi: Me kacia, tërrnakopa të ia mësyjnë Prekazit

Zgjedhjet e lanë thjesht si burrë të Albulena Haxhiut, eskalon Alban Krasniqi: Me kacia, tërrnakopa të ia mësyjnë Prekazit

Burri i Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi, duket se do të mbetet në funksionin e burrit të Albulena Haxhiut pasi ka dalë vetëm i katërti në garën për t’u bërë kryetar i komunës së Malishevës. Por, kjo goditje nga qytetari duket se i ka shkaktuar dhimbje të madhe atij.

Në një status në Facebook ai ka komentuar garën në Skënderaj, me nëntone mjaft të çuditshme.

Ai ka nënkuptuar se “Sami Lushtaku me kacia e tërrnakopa të ia mësyjë Prekazit” duke iu referuar zgjedhjeve në komunën e Skënderajt, ku Bekim Jashari humbi përballë Fadil Nurës së PDK-së, përcjell Periskopi.

Krasniqi duket se ka harruar që partia e tij e ka përmendur disa herë një anëtar të familjes Jashari, Muratin, për president por kjo ishte kuptuar si një lojë për të rritur votat dhe jo si një nominim i vërtetë.

Krasniqi i VV-së njihet për gjuhën e tij të rëndë e të ashpër.

“Tash vetëm ka mbetë që shoqata e veteranëve bashkë me kryesinë e PDK-së dhe këta të tyre në gara nëpër komuna të prirë nga Sami Lushtaku me kacia e terrnakopa të ia mësyjnë Prekazit. Hordhitë e krimit kanë emër.”

Shpërndaje në: