Zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme!

Zgjedhjet e parakohshme janë  të  pashmangshme!

Në një prononcim dhënë Gazetës Blic Sherifi tha se  këto mospajtime dëshmojnë se vetëm zgjedhjet e parakohshme janë dalje nga kriza politike në të cilën e ka sjell vendin ky koalicion.

Kjo konfirmon edhe njëherë se ky koalicion ka probleme të mëdha brenda vetes. Dëshmon se partnerët e koalicionit PDK-LDK kanë mospajtime të mëdha njëra me tjetrën dhe gjithashtu dëshmon se vetëm zgjedhjet e parakohshme janë dalje nga kriza politike në të cilën e ka sjellë vendin ky koalicion”, ka thënë ai për Gazetën Blic.

Gjatë ditës së sotme është shtyrë sërish mbledhja e Komisionit Parlamentar për Buxhet, për shkak të mungesës së anëtares së Partisë Demokratike të Kosovës, Safete Hadërgjonaj.

 

PDK po e kundërshton projektbuxhetin e propozuar nga LDK-ja, me arsyetimin se ky është një buxhet fiktiv.

Shpërndaje në: