Zgjedhjet Evropiane: Kush humbi e kush fitoi?

Zgjedhjet Evropiane: Kush humbi e kush fitoi?

Partitë e ekstremit të djathtë dhe ato euroskeptike kanë fituar më shumë ulëse në Parlamentin Evropian se asnjëherë më parë.

Për çudi, edhe partitë e së majtës dhe ato të gjelbra pro-BE kanë pasur rritjen më të lartë në 25 vjet, duke e thyer shumicën e mbajtur nga dy partitë më të mëdha të qendrës së djathtë dhe partitë e grupeve të qendrës së majtë për 40 vjet rresht.

Partia ekstremiste e zëvendës-kryeministrit italian Matteo Salvini doli si më e madhja në Itali, ndërsa rezultatet finale tregojnë se edhe Marine Le Pen i shkaktoi humbje të dhimbshme partisë pro-evropiane të presidentit Emmanuel Macron, raporton Periskopi.

Marrë nga The Guardian

 

Edhe partia e kancelares jetëgjatë gjermane Angela Merkel pësoi një rënie të madhe, megjithëse votat ia morën të Gjelbrët dhe jo Alternativa për Gjermaninë [AfD] e ekstremit të djathtë siç frikësoheshin shumica.

Megjithëse u rritën në këto zgjedhje nuk mund të thuhet se populistët e së djathtës në Evropë ia dolën që në një mënyrë të faktorizoheshin aq sa prisnin.

Më poshtë keni një pasqyrë më të qartë të grupeve, rezultatet e të cilave po i shihni më lartë dhe liderët shembuj:

 

 

Partia Popullore Evropiane, pjesë e së cilës nga Kosova është Lidhja Demokratike e Kosovës, është grupi më i madh parlamentar – me liderin e saj Manfred Weber që deklaroi se “ata që duan një Bashkim Evropian të fortë duhet t’i bashkojnë forcat me ne”.

Ai ngulmoi se partia e tij nuk do të bashkëpunonte me “asnjë grup që nuk beson në të ardhmen e Bashkimit Evropian”. /Periskopi

Shpërndaje në: