Zgjedhjet lokale në Maqedoni të Veriut, votohet për 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit

Zgjedhjet lokale në Maqedoni të Veriut, votohet për 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit

Për të shtatën herë që nga shpallja e pavarësisë, Maqedonia e Veriut voton për zgjedhjet komunale.

Të drejtë vote kanë 1 824 864 qytetarë ndërsa 10.653 prej votuesve potencial kanë kërkuar që të votojnë nga shtëpitë e tyre përshkak të pamundësisë për të lëvizur ose nga vendi ku vuajnë dënim me burg.

Në Maqedoni të Veriut për herë të parë do të votohet me “fingerprint”, pra me mjete per identifikimin e shenjave të gishtave ndërsa janë angazhuar një numër i madh i inxhinjerëve kompjuterik për të mirëmbajtur rrjetin dhe sistemin gjatë ditës që votohet.

Rundi i dytë i votimit do të mbahet 2 javë pas votimit të sotshëm, pra më 31 tetor, ndërkaq pritet që shumë komuna të kenë nevojë për votim në rrethin e dytë, sidomos në anën perëndimore të shtetit.

Shpërndaje në: