Zgjedhjet Lokale të vitit 2017: Ja e vërteta që Albin Kurti nuk po ua thotë

Zgjedhjet Lokale të vitit 2017: Ja e vërteta që Albin Kurti nuk po ua thotë

Zgjedhjet Lokale të vitit 2021 i kanë dhënë një dush të ftohtë Vetëvendosjes që për shtatë muaj në qeverisje nuk po arrin të realizojë pritjet e qytetarëve. Por, Albin Kurti si gjithnjë ngulmon se këto zgjedhje në fakt nuk ishin të këqija për partinë e tij duke përmendur zgjedhjet lokale të 2017-s. Por, çka po iu fsheh haptas qytetarëve?

Krahasuar me Zgjedhjet Lokale të vitit 2017, Vetëvendosje del më mirë në Zgjedhjet Lokale të vitit 2021. Por, ajo që nuk po përmendet asnjëherë është se ato zgjedhje po mbaheshin vetëm pak muaj pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme qendrore që ishin mbajtur në qershor.

Në zgjedhjet e qershorit 2017, Vetëvendosje do të merrte një rezultat historik prej 200 mijë votash [205 mijë vota] për herë të parë në histori të partisë.

E përkthyer në përqindje, partia e Albin Kurtit që në atë kohë drejtohej nga Visar Ymeri do t’i fitonte 27.49 për qind.

Por, në ato zgjedhje lokale, partia e udhëhequr nga Albin Kurti do t’i merrte për kandidatët e saj 166 mijë e 95 vota ose mbi 20 për qind të votave. Këtu nuk janë numëruar raundet e dyta.

Pra, megjithëse kishte rënie në raport me zgjedhjet nacionale, kjo ishte një rënie fare e vogël në krahasim me rënien që ka ndodhur në këto zgjedhje.

Rreth 34 mijë vota ishin humbur nga VV prej zgjedhjeve nacionale në ato lokale më 2017, dhe mbi 200 mijë janë humbur tash më 2021.

Kujtojmë që Vetëvendosje në tetorin e 2017-s do ta fitonte komunën e Prishtinës, Kamenicës dhe Prizrenit pas balotazheve, derisa do ta merrte pa votë edhe atë të Mitrovicës./Periskopi

Shpërndaje në: