Zgjedhjet në Amerikë, numër rekord i votuesve deri tani

Zgjedhjet në Amerikë, numër rekord i votuesve deri tani

Agjencia Associated Press ka raportuar se së paku 43.2 milionë njerëz kanë votuar deri dje, ndërsa pritet që numri i përgjithshëm i këtij lloji të votimeve të arrijë në 50 milionë.

Kjo do të thotë se më tepër se 40% e zgjedhësve amerikanë tashmë e kanë hedhur votën e tyre para ditës së sotme, kur është dita e zgjedhjeve presidenciale.

Votimet e hershme të hispanikëve raportohet se kanë shënuar rritje në shtetet kryesore, ku pritet fitorja e kandidatit republikan, Donald Trump, siç janë Florida, Nevada dhe Kolorado.

Udhëheqësi i fushatës së zonjës Clinton, Robby Mook, tha se rritjen e numrit të votimeve të hershme e sheh si shenjë se baza zgjedhore demokrate është e fuqishme dhe e motivuar në ditën e sotme zgjedhore.

Shpërndaje në: