Zgjedhjet me parregullsi për Lladrovcin janë zgjedhje të drejta
Ai, në KTV ka thënë se në këto zgjedhje ka pasur vetëm disa incidente të vogla nga Nisma për Kosovën, duke theksuar se në këto zgjedhje qytetarët kanë treguar qytetari, transmeton Periskopi.
“Ka qenë proces i drejtë dhe i saktë dhe nuk ka pasur asnjë problem dhe ka qenë votim korrkt. Ka pasur incidente të vogla nga Nisma që nuk kanë ndikuar në rezultat. Drenasit i duhet zgjedhje të lira dhe demokratike. Dernasi ka nevojë për investime kapitale. Investitorët nuk vijnë aty ku nuik ka zgjedhje të drejta”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se Drenasi do të krijojë kushte për investime kapitale nga investitorët e huaj.
“Do ta përgatisim infastrukutrën për investime kapitale. Në Drenas mund të investohet sepas janë të gjitha parakushtet që të zhvillohet capital. Mundësitë e kapitalit që investojnë gjermanët, zvicerinatë, amerikanët janë shumë të mëdha në zonën e interest në Drenas”, ka shtuar ai./Periskopi/



