Zgjedhjet për Kuvend Komunal: VV në Prizren merr vetëm 28%, PDK 26%

Zgjedhjet për Kuvend Komunal: VV në Prizren merr vetëm 28%, PDK 26%

Lëvizja Vetëvendosje ka korrur rezultate vërtet të tmerrshme në zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Në Prizren, Mytaher Haskuka del se nuk ka marrë as 40 për qind të votave edhe pse në sondazhe dilte më i votuar.

Por, edhe më keq është puna në votat për Kuvendin e Komunës së Prizrenit.

Vetëm 28.27 për qind të prizrenasve kanë zgjedhur kandidatët për Asamble Komunale nga Vetëvendosje.

PDK-ja i ka vetëm një mijë e njëqind vota më pak, dhe ka marrë 26.02 për qind të votave, përcjell Periskopi.

LDK është e treta me 15.92 për qind të votave. /Periskopi

Shpërndaje në: