Zgjerimi i kontrollit mbi shtetin: Çka është Fondi Sovran – i propozuar nga Albin Kurti?

Zgjerimi i kontrollit mbi shtetin: Çka është Fondi Sovran – i propozuar nga Albin Kurti?

Një ndër fjalët më të përdorura nga kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti, në shpalosjen e programit të tij ekonomik është ajo e Fondit Sovran. Kurti ka thënë që ky Fond do të zëvendësonte Agjencinë Kosovare të Privatizimeve – por duke qenë i mangët në shpjegimet e tij.

Fondi Sovran, i njohur ndryshe edhe si Fondi i Investimeve Sovrane apo Fondi i Pasurisë Shoqërore është një fond investiv i pronësuar nga shteti që investon në asete financiare e reale të tilla si bursa, pasuritë e paluajtshme, metalet e çmueshme apo edhe të tjera.

Shumica e Fondeve Sovrane nëpër botë financohen nga të ardhurat prej eksporteve të luksit apo nga rezervat e shkëmbimeve të huaja tregtare që bëhen prej Bankës Qëndrore, shkruan Periskopi.

Pikërisht Banka Qendrore mban disa Fonde Sovrane, të cilat akumulojnë fonde nga kursi i menaxhimit të sistemit bankar të vendit.

Por, rritja e Fondeve Sovrane ka ngritur një varg brengash të mëdha ndër ekonomistë. E para është impakti potencial i tyre mbi asete të ndryshme tregtare. Ka po ashtu brenga se Fondi Sovran ngrit shqetësime mbi sigurinë kombëtare shkaku i qëllimit të investimeve për sigurimin e kontrollit të industrive të rëndësishme për përfitime politike dhe jo financiare.

Problematike te Fondet Sovrane shihet edhe transparenca joadekuate, si fshehja e madhësisë apo burimit të fondeve, qëllimet e investimeve, përgjegjësia dhe balanci i brendshëm, etj.

Në rastin e ekonomisë së Kosovës, ky fond do të mund të rrezikonte rritjen ekonomike të vendit prej 4,5% dhe do të shërbente thjesht si një hapësirë tjerë ku do të ushtrohej keqpërdorimi. Veç kësaj, nuk do mend që impakti investiv i këtij vendi do të ishte krejtësisht i papërfillshëm.

Z.Kurti vazhdon të mos ofrojë ide serioze për të rritur ekonominë e vendit dhe për ta përkthyer këtë rritje në mirëqenie qytetare. Veç kësaj, sa i përket politikave ekonomike, dy ekonomistët e kësaj Lëvizjeje, Hekuran Murati dhe Besnik Bislimi, janë deklaruar si të djathtë – në kundërshti të plotë me atë për të cilën angazhohet Lëvizja Vetëvendosje, politikat e majta./Periskopi

Shpërndaje në: