Zgjim Hyseni: EULEX-i paska marrë turr, pas 12 vjetësh dështim tash qenkan veshur me hekur e po arrestojnë

Zgjim Hyseni: EULEX-i paska marrë turr, pas 12 vjetësh dështim tash qenkan veshur me hekur e po arrestojnë

Nënkryetari i PSD-së, Zgjim Hyseni,  ka kritkuar ashpër aksionin e sotëm të policisë së EULEX-it, gjatë të cilit u arrestua kryetari i OVL-UÇK Hysni Gucati.

Hyseni ka thënë se pas 12 vjetësh dështim dhe pasi u dolën dosjet nga zyret e tyre, tash po i kërkojnë te veteranët.
Reagimi i plotë i Hysenit:

EULEXI-i paska marre turr. Qenkan vesh me hekur e po arrestojne. Pata mendu qe ata s’kane ma kesi punesh ne Kosove. Pas12 vjeteve deshtim po dojne me na tregu efikasitet. Iu iken dosjet prej zyrave, tash po i kerkojne te veteranet.
Shumica e njerezve perplasjen e EULEX-it me veteranet nuk e konsiderojne pune te tyre. Tek flet me ta, shumica ankohen ne artikulimin e “ashpersine” e veteraneve, por ne fakt nuk iu behet vone per ceshtjen. As UCK-ja nuk ishte pune e tyre. Kjo eshte arsyeja e vertete.
Nje pjese e then kryet ne secilin rrebesh. Shumica thjesht pershtatet nese nuk ia tepron fort me zullum. Kurse nje pakice tjeter eshte sikur Gjergj Pula, personazhi i Kadarese te “Kronike ne gur”:
“Ne qytet kishin vrare Gjergj Pulen. Ai posa kishte hedhur lutjen e katert ne zyren e gjendjes civile per ta bere emrin Jurgen Pullo. (Thoshin se pervec emrave Xhorxhio, Jorgos dhe Jurgen, qe nuk arriti ta gezonte, kishte edhe nje emer rezerve – Jogura, ne rast pushtimi japonez.”

Shpërndaje në: