Zhduken dy liderët kryesorë të Talebanëve: Zëdhënësi provon ta mohojë por vetëm sa rrit dyshimet

Zhduken dy liderët kryesorë të Talebanëve: Zëdhënësi provon ta mohojë por vetëm sa rrit dyshimet

Dy liderë të lartë talebanë janë zhdukur nga skena publike, duke bërë që afganët të shtrojnë pyetje nëse lideri suprem i grupit dhe zëvendësi i tij janë ende gjallë.

Top lideri taleban, Mullah Haitbatullah Akhundzada, nuk është parë në publik qe një muaj edhe pse militantët morën kontrollin e Afganistanit më 15 gisht.

Edhe Mullah Abdul Ghani Baradar, një prej fytyrave më të njohura të talebanëve, është  zhdukur, raporton Guardian, përkthen Periskopi.

Ka pasur thashetheme në Kabul që ky i fundit është vrarë ose plagosur keq në luftime me një figurë tjetër të lartë talebane gjatë një debati se si t’i ndanin ministritë.

Dhe, ajo që bënë zyrtarët talebanë të hënën duke u munduar t’i mbysnin thashethemet vetëm sa rriti misterin.

Talebanët publikuan fotografi të shënimeve të dorëshkrimit të një prej zëvendësve të Baradarit duke thënë që ai ishte në Kandahar. Më pas, ata publikuan edhe një audio-mesazh por mungesa e videos ngriti edhe më shumë pyetje.

Zëdhënësi Suhail Shaheen mohoi thashethemet.

Kujtojmë që talebanët kishin fshehur vdekjen e liderit themeltar të tyre, Mullah Mohammad Omarit për dy vjet – duke vazhduar të lëshonin deklarata në emrin e tij.

Baradari besohet që ka humbur pushtetin në përplasje të brendshem me talebanët për formimin e qeverisë së re. /Periskopi

Shpërndaje në: