Zhduket agjenti shqiptar i yllit serb të Real Madridit, dyshohet se po fshihet në Karaibe
Në Gjermani kanë nisur hetimet për gjetjen e agjentit shqiptar, Fali Ramadani, i cili është zhdukur që një kohë të gjatë.
Ramadani është drejtues i kompanisë së njohur të menaxhimit të futbollistëve “Lian Sports”, derisa ka reputacion të madh në mesin e agjentëve të futbollit evropianë, raporton Periskopi.
Ai kryesisht merret me menaxhimin e futbollistëve serbë, dhe ishte krucial në transferimin e Luka Joviçit te Real Madridi tek Eintracht Frankfurti.
Mirëpo, kohëve të fundit është raportuar shumë për parregullsi në transferimet që i ka finalizuar Ramadani.

Në fillim i shet te një klub mesatar si Apollon Limassol në rastin e Jovic dhe më pas pa u aktivizuar fare aty i shet sërish te një klub më i mirë si në rastin e Jovic te Benfica.
Krejt këtë e ka bërë për përfitime financiare dhe pasurimin e llogarive të tij bankare që i ka në Qipro, Maltë dhe Karaibe.
Fali Ramadani siç raporton “Der Spiegel“ nuk ka dhënë asnjëherë intervistë dhe është shfaqur shumë rrallë në publik. Aktualisht dyshohet se ai ndodhet në Karaibe. /Periskopi.com/



