Zhduket pa lënë gjurmë një shqiptar në Itali (Foto)
a dalë nga shtëpia pa thënë asnjë fjalë, ka hipur në ‘BMW’ e tij dhe është larguar. Që atëherë nuk ka asnjë lajm prej tij. Bëhet fjalë për të riun shqiptar, Frederik Kola, 29 vjeç banues në Pasiranon, Breshia, bëjnë të ditur mediat lokale.
Shqiptari që punonte në një ndërmarrje lokale, është larguar pa lënë asnjë lajm, që nga ora 21:00 të së enjtes së kaluar. Pak ditë para se të zhdukej, mësohet se ia kishte kërkuar leje në punë, shkruan syri.net.
Pikërisht për këtë arsye, karabinierët besojnë së largimi i tij është bërë me dëshirë, duke mos dyshuar për ndonjë krim. Por familjarët thonë se ai nuk ka marrë asgjë me vete. E gjithë familja është në ankth dhe shpreson që ai të gjendet sa më parë.
Deri më tani ai është kërkuar në komunitetin shqiptar, por nuk ka asnjë lajm prej tij. Frederiku është i gjatë 180 centimetra me flokë dhe sytë gështenjë. E vetmja shenjë e veçantë është një piersing në gjuhë.




