Zheg brenda: Serbët në veri i qesin nxemjet me rrymë jashtë për t’u ngrohur

Zheg brenda: Serbët në veri i qesin nxemjet me rrymë jashtë për t’u ngrohur

Kallxo.com raporotn se qytetarët serb në Mitrovicën e Veriut janë duke u ngrohur edhe në ambiente të jashtme me nxemje me energji elektrike.

Në afërsi të shkollës teknike në këtë komunë gjendet edhe Spitali, ndërsa është vendos edhe një qendër në të cilën po kryhen testimet për COVID-19.

Në një video të publikuar nga ky medium, vërehet se jashtë kësaj qendreje janë edhe disa nxemje që janë të vendosura jashtë dhe të njëjtat funksionojnë me energji elektrike.

Këto nxemje janë vendosur për të ngrohur qytetarët të cilët po presin në radhë për të kryer testimet për coronavirus.

Në këtë zonë ku është i vendosur Spitali dhe një qendër testimi e cila po shfrytëzon energjinë elektrike edhe jashtë, nuk paguan energji elektrike.

Në anën tjetër Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka propozuar që të rikthehen bllok-tarifat e energjisë duke propozuar që çmimi i energjisë për ata që konsumojnë mbi 600 kilovat të dyfishohet.

Tarifat për biznese dhe 600 kilovatët e parë të amvisërisë do të vazhdojnë të faturohen me tarifat e njëjta që kanë qenë, pra nuk do të ketë shtrenjtim.

Kurse, tarifa për konsumatorët shtëpiak për konsumin mbi 600 kWh është dyfishuar. Tarifa për energjinë në tarifë të lartë nga 6.75 cent për kilovat është shtrenjtuar në 14 centë, apo një rritje prej 107%. Kurse, tarifa e ultë apo energjia e konsumuar gjatë natës nga 2.89 cent është shtrenjtuar në 6 centë, një rritje prej 107%./kallxo.com

Shpërndaje në: