Zhgënjehet fermeri: N’Xhamajka, n’Xhamajka, ka t’mundesh veç me ik prej këtij vendi

Zhgënjehet fermeri: N’Xhamajka, n’Xhamajka, ka t’mundesh veç me ik prej këtij vendi

Një fermer nga Obiliqi, duket të jetë zhgënjyer shumë me politikën në vend, për shkak se thotë po pësojnë shumë edhe me punën në arat e tyre.

Kjo ngase në këtë zonë, kanë probleme me ujin, meqë kanali për ujitje i ‘’Iber-Lepencit’’ nuk po u dërgon ujë të mjaftueshëm fermerëve për të punuar tokën, përcjell klankosova.tv.

Madje për shkak të këtij zhgënjimi, Lulzim Haradinaj, njëri prej këtyre fermerëve, thotë se e ka menduar edhe largimin.

“Jam çu në ora 4 të mëngjesit për me ujit, edhe a po e sheh punën qysh është. Vallai këtij vendi, jo 4 mëngjesit me ardhë me vaditë, po duhet me nejt 24 orë para Amabsadës dhe me lëshu këtë vend sa më parë. N’Xhamajka, n’xhamajka, ka të mundesh veç me ik prej këtij vendi se nuk ka këtu kurgjë”, ka thënë fermeri për Klan Kosova.

Për më shumë dëgjoni reagimin e tij:

Shpërndaje në: