Zhvillime të reja: Milot Rashica drejt transferimit te gjiganti italian, agjenti publikon foto nga nisja drejt qytetit italian

Zhvillime të reja: Milot Rashica drejt transferimit te gjiganti italian, agjenti publikon foto nga nisja drejt qytetit italian

Tashmë është e ditur se ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, do largohet nga Werder Bremeni gjatë afatit kalimtar të verës, teksa mbetet të shihet se cili do jetë destinacioni i radhës.

Milot Rashica vazhdon të jetë një nga futbollistët më të kërkuar kosovar në tregun e transferimeve, teksa interesim për të kanë shprehur një numër i madh i klubeve europiane.

Deri më tash është raportuar se Red Bull Leipzig është klubi favorit për transferimin e sulmuesit vushtrrias, por gjërat mund të marrin kahje tjetër tashmë.

Agjenti i reprezentuesit të Kosovës, Altin Lala, ka publikuar një foto nga udhëtimi i tij drejt qytetit të Milanit. Dhe, mediat italiane raportojnë se ai do takohet me zyrtarët e klubit të AC Milanit, për të biseduar rreth një transferimi të mundshëm të 24 vjeçarit në ‘San Siro’.

Kujtojmë se sot drejtori sportiv i Werder Bremenit, Frank Baumann, ka deklaruar se tashmë Milot Rashica ka arritur marrëveshje personale me klubin ku ai dëshiron të transferohet dhe ka mbetur që një marrëveshje të arrihet edhe mes klubeve.

Shpërndaje në: