Zhvillimet në Kuvend, raportimi i Armend Mehajt mbyllet për media

Periskopi.com Lajme

Është mbyllur për media mbledhja e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ku po raporton ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, shkruan Gazeta Express.

Kjo mbledhje është mbyllur për publikun me kërkesë të ministrit Mehaj, i cili tha se ka çështje konfidenciale për të raportuar.

Pas përfundimit të fjalës së ministrit, kryetari i komisionit Bekë Berisha, njoftoi se kjo mbledhje do të mbyllet sipas kërkesës së ministrit.

Ai tha se as gazetarët nuk do të lejohen që të marrin pjesë në sallën ku po mbahet kjo mbledhje e komisionit.

“Kërkesë e juaj ishte edhe mbyllja e seancës. Normalisht që pyetjet tona do të jenë direkte dhe kemi plotë pyetje. Mbledhjet e Komisioneve të Kuvendit në parim janë të hapura përveç në rastet kur një Komision diskuton çështje konfidenciale të sigurisë të Kosovës. Kështu që seanca mbyllet për media, normalisht edhe për gazetarë. Faleminderit”, tha Berisha.

Një prej çësjhtjeve të diskutuara kohëve të fundit ka qenë dorëheqja e Rrahman Ramës nga pozita e komandantit të FSK’së dhe nota diplomatike e Amerikës për punën e shfrytëzimit të donacioneve amerikane nga FSK-ja.