Zhvillimet në veri, Osmani takohet me drejtues të institucioneve të sigurisë

Zhvillimet në veri, Osmani takohet me drejtues të institucioneve të sigurisë

Presidentja Vjosa Osmani sot ka zhvilluar takime me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, drejtorin e Policisë, Samedin Mehmeti, drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti, ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, shefin e Misionit të EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark dhe komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Franco Federici.

Me të gjitha palët, presidentja Osmani ka diskutuar për situatën aktuale të sigurisë në vend.

Osmani ka theksuar se Kosova nuk është duke e provokuar situatën e sigurisë, përveçse duke zbatuar ligjin, teksa Policia e Kosovës është duke u kujdesur për sigurinë e të gjithë qytetarëve pa dallim.

Ajo ka vlerësuar lart punën e Policisë së Kosovës, e cila po dëshmon profesionalizëm në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Në këtë kontekst, presidentja Osmani ka përsëritur qëndrimin e saj se Serbia është burim i destabilizimit në rajon, duke ftuar bashkësinë ndërkombëtare t`i kundërvihet përpjekjes së tillë, sikurse edhe diskursit nxitës, i cili burimin nuk e ka vetëm në Serbi, por edhe në Rusi.

Shpërndaje në: