Zhvillimi i fundit: Reja thërret sulmuesin e U21-shave, mesfushori Çekiçi nuk ia doli të rikuperohet

Zhvillimi i fundit: Reja thërret sulmuesin e U21-shave, mesfushori Çekiçi nuk ia doli të rikuperohet

Shqipëria kërkon 6 pikë në dy ndeshjet e shtatorit në Nations League, ndaj Izraelit dhe Islandës.

Trajneri i kuqezinjve, Edy Reja po përgatit intensivisht skuadrën, teksa mbetet në shqyrtim situata e disa lojtarëve.

Sipas Supersport, tekniku Reja ka vendosur të thërrasë në grumbullim Eljon Toçin, sulmues i Përfaqësueses U21 dhe futbollist i Fiorentinës.

Konfirmohet mungesa e Endri Çekiçit. Mesfushori i njohur nuk ia doli dot të rikuperohet në kohë për këto 2 takime dhe do shikojë nga TV sfidat.

Shpërndaje në: