Zhvillohen bisedime të nivelit të lartë për Ukrainën në Francë, përfshihet edhe Rusia

Zhvillohen bisedime të nivelit të lartë për Ukrainën në Francë, përfshihet edhe Rusia

Franca do të mbajë një takim për të propozuar rrugëdalje për uljen e tensioneve me Rusinë në kohën e shqetësimit global rreth Ukrainës, njoftoi të hënën zyra e presidentit francez.

Në deklaratën e Pallatit Elysee thuhet se Presidenti Emmanuel Macron ka shprehur shqetësim të thellë rreth situatës në kufijtë e Ukrainës dhe e ka theksuar nevojën për punë të përbashkët për ulje të shpejtë të tensioneve.

Deklarata erdhi pas takimit shumëpalësh për krizën në Ukrainë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe me udhëheqës të shteteve të NATO-s e Bashkimit Evropian, shkruan Anadolu.

Macroni, që do të takohet me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, “mbetet i përkushtuar që të përdorë të gjitha burimet e diplomacisë për ta ruajtur stabilitetin e Evropës dhe për t’i shfaqur solidaritetine dhe gatishmërinë e tij për t’i përkrahur shtetet e Bashkimit Evropian të shqetësuara për sigurinë e tyre”, thuhet në deklaratë.

Franca do të organizojë dialog me këshilltarë diplomatik të këtij shteti, Gjermanisë, Rusisë dhe Ukrainës sipas formatit të Normandisë. Ky dialog do të zhvillohet të mërkurën.

Qëllimi i dialogut do të jetë që Moska të shtyhet për t’i zbatuar plotësisht marrëveshjet e Minskut të vitit 2015 duke e tërhequr përkrahjen për rebelët që po luftojnë kundër trupave qeveritare ukrainase në Donbas.

 

Shpërndaje në: