Ziberi për aktakuzën ndaj Thaçit e Veselit: E motivuar politikisht për ta dëmtuar procesin e marrëveshjes finale

Ziberi për aktakuzën ndaj Thaçit e Veselit: E motivuar politikisht për ta dëmtuar procesin e marrëveshjes finale

Kandidati i parë shqiptar për Kryeministër në Maqedoninë e Veriut Naser Ziberi, ka komentuar propozim aktakuzën e Prokurorisë Speciale ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçit dhe ish-kreyparlamentarit Kadri Veseli.

Ziberi vlerëson se lufta e UÇK-së ishte e drejtë meqë këtë e dëshmon edhe çlirimi i Kosovës.

”Lidhshmëritë e popullit shqiptar janë shumë të thella dhe ajo është një avantazh për të gjithë regjionin dhe në rend të parë është avantazh kombëtar”.

”Lufta Çlirimtare për çlirimin e Kosovës, nga ana e UÇK-së ka qenë një luftë e drejtë. Me faktin se Kosova u çlirua do të thotë se ajo luftë është e drejtë”.

”Nuk mund të ketë luftë çlirimtare që nuk është e drejtë, sepse kjo do të ishte e panatyrshme. Është e pacenueshme tendenca për të njollosur luftën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare për çlirimin e Kosovës”.

Shpërndaje në: