Zidane e donte Pogban te Reali
Agjenti i Paul Pogba, Mino Raiola ka lënë të kuptohet se trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka qenë i interesuar për transferimin e klientit të tij.
Francezi 23-vjeçar kaloi te Manchester United për një shifër rekorde 110 milionë euro.
“Vullneti i Zidane për ta blerë Pogban ishte i fortë, por ne nuk ishim të sigurtë se klubi mendonte të njëjtën gjë”, deklaroi Raiola.
“Manchester United ka dërguar një mesazh në lidhje me transferimin ku shkruante: Ky është klubi më i madh në botë”, ka shtuar Raiola. /Periskopi.com



