Zidane ishte çelësi i Real Madridit
Cristiano Ronaldo beson se trajneri Zinedine Zidane ishte çelësi i suksesit të Real Madridit në sezonin e kaluar.
Madrilenët fituan Ligën e Kampionëve për herë të 11 në histori dhe portugezi shton se Zidane është një punëtor i madh.
“Zidane ishte çelësi për sezonin tonë”, tha Ronaldo.
“Ai erdhi, na bëri të punojmë shumë dhe të punojmë mirë. Ai është një profesionist i madh dhe një person i madh”. /Periskopi.com



