Zidane mohon raportet që aluduan nw largimin e tij: Si mund t’u them lojtarëve se po largohem në këtë fazë të sezonit?

Zidane mohon raportet që aluduan nw largimin e tij: Si mund t’u them lojtarëve se po largohem në këtë fazë të sezonit?

Ditëve të fundit kanë qarkulluar lajme të ndryshme, për largimin e trajnerit të Realit, Zinedine Zidane.

Por francezi ka përgenjështruar çdo lajm që ka qarkulluar duke u shprehur se nuk ka bërë deklarata të tilla dhe që ende nuk ka marr vendim për tu larguar, transmeton Periskopi.

Ai u shpreh se : “Si mund t’u them lojtarëve të mi që po largohem nga klubi në këtë fazë të sezonit? Unë nuk u kam thënë asgjë lojtarëve të mi për të ardhmen time ”.

Florentino Perez po pret gjithashtu vendimin ‘zyrtar’ të Zidane-s, ndërsa Real kontaktoi menaxherë të tjerë për tu përgatitur për situatën në rast të largimit./Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: