Zidane nuk shqetësohet për Ronaldon
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane nuk shqetësohet që Cristiano Ronaldo nuk arriti të shënonte në barazimin 1:1 kundër Villarreal.
Francezi thotë se 31-vjeçari është lojtar i rëndësishëm për skuadrën dhe se shqetësim në lidhje me të ka vetëm kur ai nuk është i gatshëm për lojë.
“Cristiano ishte një lojtar i rëndësishëm për ne kundër Villarreal, pasi ai gjithmonë është”, deklaroi Zidane.
“Unë nuk shqetësohem nëse ai nuk shënon. Është e rëndësishme që ai të jetë në fushë për ne. Jam i shqetësuar kur ai nuk është në fushë”, përfundoi francezi. /Periskopi.com



