Zijadin Sela komenton për herë të parë rezultatin e tij në Strugë

Zijadin Sela komenton për herë të parë rezultatin e tij në Strugë

Zijadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët ka thënë se fitorja e kësaj partie në Strugë është shumë e madhe.

Ai ka thënë se ende nuk e di se çka do të  ndodh me balotazhin, por se do ta ketë të lehtë edhe këtë sfidë.

“Fitoren ua dedikoj te gjithë aktivisteve te cilët kanë bërë çdo gjë që ishte e mundur për këtë fitore”, ka thënë Sela.

Ai nuk ka dashur të komentojë shumë për gjasat që tashmë janë shumë evidente që të shkojë ne balotazh me kandidatin e LSDM’së, gjë të cilën e ka konfirmuar edhe vetë Shtabi zgjedhor i Selës./Periskopi/

Shpërndaje në: