Zilja e fundit për integrimin në BE

Zilja e fundit për integrimin në BE

Ndërsa vëmendja në Britaninë e Madhe, është e fokusuar kryesisht mbi mënyrën se si do të largohet nga Bashkimi Evropian, në pjesën tjetër të kontinentit, ngjarja kryesore e këtij viti do të jetë, zgjedhjet për Parlamentit Europian më datët 23-26 maj. Pas ripërtëritjes së PE- së, reduktuar në 705 deputetë nga largimi i mundshëm i Britanisë – krerët e institucioneve dhe organizatave të tjera do të riorganizohen sipas një loje kush e zë i pari karrigen.

Të prekurit përfshijnë Këshillin e BE-së, i drejtuar aktualisht nga Donald Tusk, Komisionin e BE-së, i kryesuar nga Zhan-Klod Junker, presidenca dhe një pjesë e bordit të Bankës Qendrore Evropiane, si dhe përfaqësuesi i lartë për çështjet e jashtme dhe sigurisë.

Rritja e partive populiste në një numër të vendeve të BE-së, që janë në gjendje të ndikojnë në vendimet e ardhshme politike, dhe zgjedhja e personelit në krye të këtyre organizatave, do të thotë se këto zgjedhjet nuk do të jenë dhe aq të parëndësishme. Ato do të përcaktojnë të ardhmen e procesit të integrimit evropian, në kohën e ngadalësimit apo edhe recesionit ekonomik.

Sipas sondazheve më të fundit, të dyja partitë që kanë mbizotëruar prej vitesh në Parlamentin Europian – Partia Popullore Europiane (PPE), dhe Partia e Socialistëve dhe Demokratëve, do të fitojnë më pak vende, duke e bërë të pamundur formimin e koalicionin tradicional të PPE – S& D, që ka udhëhequr Evropën gjatë dekadave të fundit.

Partitë e krahut të djathtë dhe ato nacional-populiste, do të kenë shanse të marrin më shumë deputetë. Synimi i tyre, është t’i ofrojnë PPE-së së dobësuar mundësinë e një aleance paszgjedhore. Kjo do të ishte një pasqyrë në nivel evropian, të marrëveshjeve mes koalicioneve qeverisëse tashmë në pushte, në vende si Austria, ku kancelari Sebastian Kurc, partia e të cilit është anëtarë e PPE-së, qeveris me Hajnc-Kristian Shtrahe, të Partisë së Lirisë të ekstremit të djathtë.

Ura lidhëse midis PPE-së dhe këtyre grupimeve nacionalisto-populiste, do të ishin ato anëtare të PPE-së, si Fidesz, partia e kryeministrit hungarez Viktor Orban, që natryshëm do t’i përkiste më shumë grupimit të dytë se sa të parit. Në një shenjë të qartë të kësaj tendence, PPE ka zgjedhur Manfred Veber si kandidatin për të drejtuar Komisionin e KE.

Veber, kreu i grupit parlamentar të PPE-së në Strasburg, është anëtar i Unionit Kristian Social, partia bavareze simotër e Unionit Kristian Demokrat gjerman, që mban shpesh qëndrimet të krahut të djathtë, veçanërisht mbi emigracionin. Në të shkuarën, Veber ka shprehur keqardhje mbi pikëpamjet e udhëheqësve nacionalo-populistë, si Mateo Salvini në Itali, dhe Orban në Hungari.

Një aleancë e tillë midis PPE-së dhe populistëve nacionalistë, do të synonte të ngadalësonte aspektet e procesit të integrimit evropian, duke favorizuar rikthimin e pjesshëm të sovranitetit në nivel kombëtar për çështje të caktuara, përfshirë emigracionin, kontrollin e kufijve dhe politikat fiskale.

Por, edhe nëse populistët nacionalistë, do të dalin shumë mire në këto zgjedhje, humbja e pritshme e disa mandateve nga PPE-ja, do të thotë që një koalicion midis dy blloqeve, nuk do të kishte numrat e mjaftueshëm, për të formuar një shumicë të qëndrueshme në Parlamentin Evropian.

Dy faktorë të tjerë, e frenojnë këtë koalicion të sapolindur. Derisa Angela Merkel të jetë kancelare e Gjarmanisë, ajo nuk ka gjasa të favorizojë një ndryshim të tillë të menjëhershëm të aleancave. Njëherazi, sulmet shumë publike të Orban ndaj Presidentit të Komisionit të BE-së, Junker, kanë imponuar pezullimin e bisedimeve midis PPE-së dhe populistëve nacionlistë.

Për pasojë, PPE mund të mbetet ndoshta në një formë të zgjeruar të koalicionit të madh, duke shtuar grupimin Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve, bashkë me deputetët francezë të zgjedhur nën logon e partisë së Emanuel , dhe ndoshta të Gjelbërve, deri tek grupi i Socialistëve dhe Demokratëve.

Katër partitë pritet të kontrollojnë së bashku më shumë se 60 përqind të vendeve në Parlamentin e ardhshëm Evropian. Ky koalicion i përbërë i establishmentit politik, do të menaxhojë emërimin e liderëve të BE-së, duke marrë përgjegjësinë për trajtimin e çfarëdolloj krize që prek BE-në gjatë 5 viteve të ardhshme. Dhe duke e bërë këtë, ata mund të shohin se po mbjellin ”farat” e krizës së ardhshme të BE-së.

Politikanët e establishmentit, mund të marrin frymë të lehtësuar nëse formohet një koalicion i tillë i madh, por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se ata e kanë ndalur dallgën populiste. Në vitin 2017, Makron u zgjodh me 65 % të votave, përkundrejt Marin Lë Pen, që është prototipi i nacionalistet-populiste evropiane.

Por, nga atëherë popullariteti i tij ka rënë ndjeshëm, ndërsa Le Pen ka fituar terren, gjë që mund të rrisë shanset për zgjedhjen e saj presidente në vitin 2022, duke hedhur idenë që Franca të braktisë eurozonën, dhe duke ndryshuar emrin e partisë së saj nga Fronti Kombëtar në Tubimi Kombëtar.

Rasti i Francës, tregon se si koha po punon në favor të populistëve nacionalistë. Ata kanë thjeshte nevojë të presin shansin e duhur për të marrë pushtet. Ndërkohë, populistët po i shtyjnë partitë e establishmentit t’i bashkohen aleancave të panatyrshme dhe kontradiktore.

Dhe ky shans mund të vijë me rënien e ardhshme ekonomike, që pritet gjerësisht të ndodhë

në vitet 2020-2021. Në atë pike, do të jetë e lehtë që populistët nacionalistë të fajësojnë partite e establishmentit jo vetëm për krijimin e krizës financiare globale të vitit 2008, por edhe për përgjegjësinë për zhytjen e vendit në një katastrofë ekonomike.

Ky do të jetë momenti kur populistët nacialistë do t’i bëjnë PPE-së ofertën: thuajini lamtumirë socialistëve, liberalëve dhe të gjelbërve, dhe formojmë bashkë një koalicion për të “shpëtuar” Evropën. Kjo mund të jetë një ofertë që PPE nuk mund ta refuzojë, pasi do t’i duket si mënyra e vetme për të dalë nga paraliza, me të cilën do të përballet unioni gjatë 2 apo 3 viteve të ardhshme.

Komisioni i ardhshëm i BE-së, nuk ka gjasa të jetë plotësisht operacional para vitit 2020, dhe me zgjedhjet në Gjermani në vitin 2021, dhe ato në Francë në 2022-in, çdo vendim domethënës për të ardhmen e Evropës – krijimi i unionit të tregjeve bankare dhe kapitaleve, mbi politikën e migracionit etj – nuk pritet të merret para qershorit 2022.

Prandaj, ata që shpresojnë se një krizë tjetër do të ofrojë një shtysë për integrimin e mëtejshëm, mund të jetë duke bërë një supozim të gabuar. Realiteti është se kohezioni evropian, është aq shumë i dobësuar nga krizat e njëpasnjëshme, sa që nuk mund të mbijetojë një krize tjetër.

Në gjithë këtë situatë, vendimtare do të jetë pozicioni i Gjermanisë. Luftrat tregtare të Donald Trumpit, dhe ndërprerja e zinxhirëve të furnizimit ndërkombëtar, po e godasin ekonominë gjermane. Logjikisht, këto ngjarje duhet të sugjerojnë një rishikim të modelit ekonomik në Gjermani.

Kjo do të kërkonte që gjermanët të vendosnin në tryezë burimet e nevojshme financiare, për të transformuar si BE-në ashtu edhe eurozonën. Një ekonomi e ringjallur evropiane, do të zvogëlonte tërheqjen ndaj partive nacional-populiste. Por a do të ndodhë kjo?

Duke pasur parasysh mosbesimin qe ekziston mes Gjermanisë dhe vendeve periferike të eurozonës – si Italia, Greqia, Qiproja dhe Malta – duhet të ketë dyshime të forta se kjo do të ndodhë. Dhe kjo do ta lërë Evropën të pambrojtur përballë populistëve.

“Chattam House” – Bota.al

Shpërndaje në: