Zjarr masiv në Angli, restoranti në Manchester përfshihet nga flakët

Një zjarr masiv ka shpërthyer në qendër të qytetit të Manchester në Angli.

Periskopi.com Lajme

Zjarri nisi në një restorant pranë kryqëzimit të rrugëve Bootle Street dhe Deansgate, ndërsa mediat lokale, aktualisht, nuk raportojnë për të lënduar.

Një re e dendur tymi duket mbi ndërtesën e përfshirë nga flakët, ndërsa zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Shkaku i zjarrit mbetet për tu zbardhur.

Shpërndaje në: